Sportet me dorë

KB Drita eliminohet nga Kupa e Kosovës

Ylli bëhet gjysmëfinalisti i tretë në Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Dritën me rezultat 116-57.

Në 10 minutëshin e parë Ylli e kishte epërsinë prej 7 pikëve 21-14, derisa në çerekun e dytë, skuadra suharekase me mbrojtje të fortë pësoi vetëm 9 pikë dhe e ngriti epërsinë në 29 pikë (52-23).

Edhe në çerekun e tretë Ylli e ngriti epërsinë në 45 pikë (87-42) dhe në çerekun e fundit epërsinë e ngritën në 59 pikë djelmoshat e trajnerit Adis Beciragic.

Te Ylli luajtën të gjithë lojtarët, derisa prej tyre u dalluan Gëzim Morina me 18 pikë, Ardit Pepaj me 16 pikë dhe me nga 12 pikë, AJ SumbryErjon Kastrati e Henrik Sirko.

Te Drita u veçuan Isiah Johson me Qëndrim Demin nga 14 pikë secili dhe Laurant Ibrahimi me double-double prej 12 pikëve e 11 kërcimeve.

You Might Also Like