Sportet me dorë

Gazmend Husaj e Adriatik Kajtazi pritet t’i thonë PO përfaqësues së Kosovës

Dy volejbollistë të njohur kosovarë Gazmend Husaj dhe Adriatik Kajtazi do të ishin përforcim i madh për përfaqësuesen e Kosovës, ngase me cilësinë e tyre ata do ta shndërronin Kosovën në një ekip tejet konkurrues. Këta dy lojtarë me një bagazh të madh edhe nga ligat e forta evropiane do të ishin të mirëseardhur për ushtruesin e detyrës së selektorit të Kosovës, Bahri Gjinovci, i cili mëton që të ndërtojë një ekip cilësor.

“Jemi duke ndërtuar një ekip që do të luante rol me rëndësi në volejbollin evropian, por në arritjen e këtij qëllimi na duhen lojtarë cilësorë. Angazhimi i dy volejbollistëve tanë Gazmend Husaj e Adriatik Kajtazi do të thoshte shumë për ne, andaj presim që ata të na bashkëngjitën në rrugëtimin tonë”, thotë ushtruesi i detyrës së selektorit të Kosovës, Bahri Gjinovci.

Deri më tashti, Gazmend Husaj e Adriatik Kajtazi kanë veshur fanellën kuq e zi për Kombëtaren e Shqipërisë, por në këtë moment për volejbollin kosovar kthimi i tyre do të thoshte shumë, andaj  nga tap o kërkohet me të madhe që t’i bashkëngjiten Përfaqësues së Kosovës.

Bardhyl Ibrahimi, trajner i njohur dhe ish- tekniku i gjeneratës së artë të KV Drita, është njëri nga emrat e njohur të volejbollit kosovar që e sheh si të domosdoshëm kthimin e Husajt e të Kajtazit, ngase sipas tij prania e tyre do të thoshte shumë për volejbollin kosovar. Edhe Lorik Ilazi, përzgjedhes i Kosovës për femra dhe kryetrajneri i ekipit kampion KV Drita, thekson nevojën e madhe që Adriatik Kajtazi e Gazmend Hysaj  të jenë pjesë e Kosovës, vend të cilit ata i përkasin.

Nuk janë vetëm këta emra të njohur të volejbollit kosovar që kërkojnë rikthimin e Husajt dhe Kajtazit, një dëshirë të tillë të madhe e kanë të gjithë adhuruesit e volejbollit kosovar, shoqëria dhe ish-bashkëlojtarë të tjerë, të cilët besojnë se këtë dy emra të njohur shumë shpejt do t’i thonë PO përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe Gazmend Husaj është anëtarë i ekipit  İnegöl, derisa Adriatik Kajtazi është anëtar i ekipit Prishtina Volley.

 

You Might Also Like