Trashëgimi

Ekspozitë mbi trashigiminë e “Flakës së Janarit”

Nën organizimin e Njësisë për Kulturë , Rini dhe Sport të KK të Gjilanit dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore që vepron në kuadër të MKRS, në Gjilan është hapur sonte ekspozita me material të ndryshme të Manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila këtë viti mbushi 25 vite jetëgjatësi me gjithsej 26 edicione. Organizatorët e këtij ekspozimi, Arton Hoxha drejtor i QRKT si dhe Bashkim Nexhipi, koordinatorë i NJKRS , thanë se, përmes kësaj ekspozite po mëtohet të grumbullohet, sistemohet dhe ekspozohet për publik, trashëgimia kulturore e këtij manifestimi në shkallë kombëtare, i filluar në Gjilan, këtu e 25 vite më parë. Përndryshe, nga katër shtyllat kryesore të Manifestimit, artit muzikor, pamor, skenik e atij letrar, në hapësirat e Muzeut, u shpërfaq një pjesë e programeve të këtij Manifestimi, ndodhur nëpër vite të ndryshme, ndonëse jo i plotë. Ftesa, drejtuar themeluesve të këtij Manifestimi si dhe vazhduesve, atyre që sot po e realizojnë këtë traditë të begatë kulturore të Gjilanit ishte që, deri në Manifestimin e ardhshëm, mundësisht të përgatitet dhe publikohet edhe Monografia e këtij Manifestimi.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në përmbyllje të manifestimit më 31 janar 2017, nga ora 09 deri në ora 16.

You Might Also Like