ARSIMI

Është mbajtur ligjërata nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”

Sot në ambientet e Qendrës së Karrierës është mbajtur ligjërata nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”.
Ligjëratën nga Sead Hoxha përfaqësues nga EdGuard dhe Studimet Gjurmuese dhe Kujtim Semaxhaj nga LuxDev e përcjellën nxënësit e ShMT “Mehmet Isai”, nxënësit e ShME “Marin Barleti” dhe nxënësit Artit Pamor “Adem Kastrati”.
Me këtë rast përfaqëuesit nga “Studimet Gjurmuese” dhe “LuxDev” e”ndanë shpërblime për nxënësit e dalluar, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e SHME “Marin Barleti” Fatlume Xheladini-Behluli së bashku me koordinatoren e saj Nebahate Bekteshi.
Nxënësve të shkollave teknike, ekonomike dhe të artit ju shpërndanë llaptop dhe orë të mençura nga përfaqësuesi i LuxDev-it dhe Studimeve Gjurmuese.
Nxënësit që ishin përfitues:
Ulpian Ramadani ShMT “Mehmet Isai” Laptop
Mehmet Dushica ShME “Marin Barleti” telefon të mençur
Elion Hyseni ShME “Marin Barleti” orë të mençur
Ejona Hashani ShME “Marin Barleti ” orë të mençur
Gentrit Banushi ShMT “Mehmet Isai” orë të mençur
Denisa Jashari “ShMAP “Adem Kastrati” orë të mençur
Edonis Fejzullahu ShME ” Marin Barleti” orë të mençur
Studimet Gjurmuese EsvetPro merren me studimet post diplomike të nxënësve nga shkollat profesionale, duke i përcjellë ata në avancimin e tyre në karrierë edhe pasi të kenë kryer shkollimin e mesëm.

You Might Also Like