Futboll

SC Gjilani U21 mposht liderin Lirinë

SC Gjilani U21 mposhti kreun e tabelës në Bon Voyage Superliga, Lirinë e Prizrenit.
SC Gjilani U21, në krye me Genc Sermaxhaj, arritën fitoren e radhës, këtë herë kundër liderit në tabelë, KF Liria. Në pjesën e parë edhe pse Gjilani luajti lojë më të mirë, Liria arriti të shkonte në pushim me epërsi minimale 0-1. Nuk ju deshën shumë minuta Gjilanit që të shënonin golin e barazimit në pjesën e dytë. Golin e fitores, e shënoi Erzen Hyseni, i cili nga një krosim nga krahu i djathtë, bëri një super goditje me stilin “gërshërë” në këndin e portës së portjerit prizrenas.
Kjo ishte fitorja e tretë e Gjilanit, i cili tashmë ka grumbulluar 10 pikë dhe gjindet në mesin e tabelës./kryelajmi,com/

Drit Sadiku

You Might Also Like