Futboll

FC Drita mposhti Vllaznimin në miqësore

 

FC Drita, kampion aktual i Kosovës në Futboll ka mposhtur Vllaznimin e Gjakovës në miqësore, në ndeshjen që është luajtur këtë të mërkurë në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore, që të dy klubet e kanë nisur në Kosovë, kurse pas disa ditësh Drita do të udhëtojë në Turqi, ku do të vazhdojë fazën përgatitore dhe ku do të zhvillojë ndeshjen e Superkupës ndaj Prishtinës.

Pas pjesës së parë, gjakovarët ishin në epërsi me rezultat 0:1, por gjërat ndryshuan në pjesëlojën e dytë kur Drita ia doli që të shënojë dy herë dhe ktheu epërsinë me rezultat 2:1.

FC Drita në vitin 2026 do të ketë shumë punë, ngase pos luftës në kampionat dhe në kupë, do të luftojë edhe në fazën e nokautit në Europa Conference League, ku do ta pres kundërshtarin AZ Alkmar nga Holanda ose Celje nga Sllovenia./kryelajmi.com/.

You Might Also Like