Gjilani ka shënuar një fitore shumë të vlefshme, e cila ka ardhur në momentin e duhur. Ndonëse është pritur fitorja ndaj KEK-ut, Gjilani ka patur drojën se mund të ndodh befasia, kurse në këto çaste pikët kanë qenë më se të nevojshme, sidomos pas humbjes ndaj Prishtinës.
Ekipi bardh e kuq që në fillim të ndeshjes është sulur drejt portës mysafire, por goli nuk ka ardhur më herët e sa minuta 34, kur pas harkimit të Endrien Maganit, më së miri është gjetur sulmuesi Wilber Perez, që është shkëputur me kokë dhe ka futur topin në rrjetë.
Ndonëse Gjilani kishte topin në posedim dhe bënte lojë të sigurt, fitorja është sforcuar në minutën 85, kur Vilfor Hysa ka realizuar pas një gjuajtje të saktë dhe vuri rezultatin përfundimtar 2 :0.