Libri

FLAMURI MBI KULLË

Sot është 66-vjetori i lindjes të poetit dhe atdhetarit ALUSH CANAJ . Në shenj të kësaj dite u sjellim një tufë vargjesh të tij nga libri  Mbrëmë e putha lirinë, ku është e plotë krijimtaria letrare,  botuar nga SHB “Faik Konica,”Prishtinë,2018.

ALUSH  CANAJ (1952-19720)

 

 

FLAMURI MBI KULLË

 

 

Më ndjekun ujqit

për flamurin mbi kullë.

 

Copa-copa do të më bajnë

si drenushën e pafajshme,

nëse më kapin në maje të lisit.

 

Ulurojnë,

lisin duan ta rrëxojnë

po rranjet e tij thellë në Iliri.

 

Si lumi kur del nga shtrati

zemërimi rritet e rritet

plasin nga inati

Flamuri mbi kullë valvitet.

 

Kallnor, 1972

 

FLAMURI S`BIE

 

 

Ujqit edhe ditën ulurojnë,

duan të na frikësojnë.

 

Shqiponja jemi ne,

mbi ta bëhemi rrufe.

 

Dikush edhe vritet,

flamuri s`bie. Valvitet.

 

Kallnor, 1972

 

MRËMË E PUTHA LIRINË

 

Mrëmë

e pashë  në ëndërr

Lirinë.

Ishte si manushaqe,

e putha në faqe.

 

S`kaluam as dy hapa

qentë na lehnin prapa.

 

S`di si u afruan,

Prangat na i vunë.

 

(1971)

 

 

TE TIRANA

 

Te Tirana

Nana,

edhe motër Zana.

Atë dimër na  ndanë

e lisat i vranë.

Më s`mund të duroj,

andej do të fluturoj,

aty, ku e kam Nanën,

e motrën time, Zanën,

Mëmëdheun,

Skënderbeun.

Nëse ujku më vjen pas

do ta vras.

 

(1970)

NËNA SHQIPËRI

 

 

Atje larg në veri
Nëna ime Shqipëri
si ylber me shtatë ngjyra
lule e çelur, më e mira.
E kam dritë, e kam xhan
korbat e zezë prej saj më ndanë.
Oh, sa keq! U bubu,
AJO pas malesh – unë këtu
Zog do t`bëhem të fluturoj
Nënën time ta takoj
ta puth në faqe si dikur
t`i them në prehër : U bëra burrë.
Ujq e dhelpra më vijnë pas
dashuri e Nënës do t`i vrasë.

 

(1970)

TE TIRANA

 

Te Tirana

Nana,

edhe motër Zana.

Atë dimër na  ndanë

e lisat i vranë.

Më s`mund të duroj,

andej do të fluturoj,

aty, ku e kam Nanën,

e motrën time, Zanën,

Mëmëdheun,

Skënderbeun.

Nëse ujku më vjen pas

do ta vras.

 

(1970)

 

You Might Also Like