Libri

E du çdo pjesë tânden

Alisa Bekteshi
 
Kur po jam vetë në dhomë
po e du çdo pjesë tânden që jetë po i jep edhe zhurmës mâ të vogël,
po e shoh se po të du kështu siç je.
 
Mes gjërave të mëdha ato mâ të voglat n’ty po i dalloj,
atë buzëqeshje me zâ, atë shikim
që zemrës muret po ia largon me të pa mâ mirë
e afër me qëndru unë e kapur pas buzëve tua.
 
Prandaj, unë po të du kështu, i tëri siç je.
Me fjalë pak e me âmbëlsi rreth vetes;
që pa e mendu po ma lëshon drejt trupit tem.
 
Ti se din, po unë ty t’du kështu
se ti këtë ndiej m’ke ba me fitu
pa u mundu hiç
veç me shpirt e me sy tu më shiku,
ngadalë veç na dy edhe dashnia n’dhomë, krejt në heshtje po duh’mi!
 
 

You Might Also Like