Futboll

Gjilani – Drenica do të zhvillohet pa shikues

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗣Ë𝗥 𝗡𝗗𝗘𝗦𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟𝗘 𝗡𝗗𝗔𝗝 𝗞𝗙 𝗗𝗥𝗘𝗡𝗜𝗖𝗔!
Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXVIII-të në BKT Superligë ndaj KF Drenica do të zhvillohet të shtunen më 09 Prill në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Për shkak të vendimit të fundit nga Komisioni Disiplinor, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.
Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.
Zyra për informim
08 Prill, 2022

You Might Also Like