Gjilan

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve vizitojnë lagjen e romëve dhe shpërndajnë edhe pako me veshmbathje

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, me iniciativë të Florija Mumini-Koordinatore e komunitetit rom në Gjilan, u realizua vizita në lagjen e romëve në qytetin e Gjilanit.

Kjo vizitë u realizua nga Kryetarja e ‘’Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të OSHC’ve’’, znj.Mediana Bislimi, ku iu është bashkangjitur edhe Drejtoresha e OJQ-‘’Gruaja Hyjnore’’, znj.Igballe Hajdari, si dhe anëtarë të OJQ-‘’LIZA-r ‘’ dhe ‘’Fuqia e Bashkimit Rinor’’.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të uruar e festuar së bashku.

Përveq festes e urimeve, në kuadër të kësaj vizite u ndanë edhe pako me veshmbathje, me çka iu shtua gëzimi edhe më i banorëve të kësaj lagjeje.

Me këtë rast, znj.Bislimi, potencoi se gjatë vizitës, bashkë me banorët rom të Gjilanit, fokus më të gjerë mori edhe diskutimi për jetesën e tyre, mënyrën e socializimit, shkollimit e nevojave të tjera.

“Shkas i këtij diskutimi na bëri që ne të synojmë për të ardhmen në realizimin e projekteve për komunitetin rom”, ka thënë ajo.

You Might Also Like