Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Prishtinës së Re

Ekipi ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, me ç’rast për kundërshtarë do të jetë do të Prishtina e Re.

Gjatë gjithë javës, atmosfera në ekip ka qenë tepër pozitive, me lojtarët që kanë treguar përkushtim maksimal dhe energji të lartë në çdo seancë stërvitore.

Pavarësisht mungesave të theksuara në përbërje, stafi teknik ka punuar me intensitet për të përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në motivimin e lojtarëve.

Listës në infermieri janë shtuar edhe futbollistët Mehdi Çoba dhe Redi Kasa, duke dërguar në shtatë numrin e lojtarëve të lënduar pas Edison Kqikut, Oltion Bilallit, Robert Rrahmanit, Almir Aganspahic dhe Haris Isufit.

Dueli ndërmjet Prishtinës së Re dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

You Might Also Like