Futboll

Gjilani mbylli përgatitjet në Durrës

Durrës,30 Janar-Gjilani sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore, në përgatitjet që kuq e bardhët i kanë mbajtur në Durrës.

Seanca stërvitore e ditës së sotme është mbajtur në plazh, ku futbollistët patën stërvitje nga ana fizike dhe lojë të lirë me top. Stërvitja e sotme e drejtuar nga trajneri kondicional zgjati një orë ku futbollistët punuan me intensitet të lartë edhe ditën e sotme, e cila ishte edhe e fundit për ekspeditën e skuadrës së Gjilanit në qytetin bregdetar të Shqipërisë.

Gjendja e futbollistëve të skuadrës së Gjilanit është në nivelin e duhur si nga ana fizike dhe nga ana shëndetësore, ku gjatë kësaj periudhe kohore ata punuan me ritëm shumë të lartë, kësisoj duke arritur nivelin e kërkuar nga shtabi teknik i skuadrës.

Skuadra e Gjilanit mbylli sot fazën përgatitore në Durrës ku menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, kuq e bardhët do të vijojnë stërvitjet në qytetin e Gjilanit, para fillimit të pjesës pranverore të edicionit të sivjetmë.

You Might Also Like