Futboll

Gjyqtari i futbollit Selami Haziri bën historinë

Ai ka bërë historinë, duke qenë gjyqtar futbolli nga Kosova që ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të një kampionati të huaj. Selami Haziri, gjyqtar i Superligës së Kosovës së futboll, bashkë me kolegët e tij, kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani, që ishte kontrollor në dy ndeshje si dhe gjyqtarët Genc Nuza, Besnik Morina e Besfort Kosumi kanë ndarë drejtësinë në dy ndeshje në Maltë, njërën në Ligën elite të futbollit maltez ndërmjet ekipeve St. Andrews dhe Florianas me rezultat të barabartë, 0:0 dhe tjetrën një kategori më poshtë dhe në të dy ndeshjet janë vlerësuar me nota maksimale.

 

 

Duke qenë një ndër gjyqtarët më të mirë anësorë në Kosovë, Selami Haziri, ka bërë emër në futbollin kosovar, andaj me plot të drejtë ai është përzgjedhur në treshen që do t’a përfaqësonte Kosovën jashtë vendit.

 

 

Tashti, kur ekspedita kosovare është kthyer nga Malta, Selami Haziri, gjyqtar futbolli, thotë se janë të kënaqur me gjithë atë që kanë parë në Maltë, që nga pritja që u është bërë, organizimet e ndeshjeve si dhe nga sjellja korrekte e drejtuesve të klubeve, lojtarëve dhe nga vet publiku. Sa i përket referimit, Haziri, thotë të kenë marrë nota të larta dhe komplimente për ndarjen e drejtësisë.

 

 

Selami Haziri, ndryshe njihet edhe si ish- karateist i njohur, më pas edhe gjyqtar i garave të  karatesë dhe trajner i karatesë, sikurse që është i magjistruar në lëmin e Kulturës Fizike dhe është mësimdhënës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe atë “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

 

 

You Might Also Like