Gjilan, 15 maj 2018 – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.
Në telegram thuhet:
“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.