LAJME

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon pritjen tradicionale për fillimvit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ditë më herët ka arritur koalicionin parazgjedhor me NISMA-n Socialdemokrate të Fatmir Limajt, ka organizuar pritjen tradicionale për fillimvit. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në këtë manifestimdeklaroi se ka ende punë përpara dhe kryesorja sipas tij është marrëveshja finale me Serbinë. Ai tha se Kosova ka zhvilluar demokracinë duke punuar së bashku me popullin e saj, por edhe me aleatët ndërkombëtarë. “Mos harroni, Kosova ka ende punë përpara, e kryesorja për Kosovën është për ta mbyllur një marrëveshje në dialog me Serbinë në përputhje me Kushtetutën tonë në dakordim me aleatët tanë SHBA dhe BE. Kosova të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, sepse anëtarësimi në NATO është ndihmesë për stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit dhe Kosova të ketë zhvillim ekonomik e qytetarët ta kenë jetën e mirë”, tha Haradinaj. Ai theksoi se të gjitha këto arritje pritet të bëhen duke e ndërruar qeverinë aktuale të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. “Ne mendojmë t’ia arrijmë sukseset Kosovës duke e ndërruar qeverinë. Ne po duam ndryshim në demokracinë tonë dhe shpresojmë që opozita do ta arrijë këtë ndryshim”, tha Haradinaj.

You Might Also Like