OPINION

Heshtja karshi provokimit kuptohet si aprovim

Shkruan: Ismajl Kurteshi
Sa herë që dikush provokon, është e udhës që vullnetmirët të reagojnë, me qëllim të shmangies së telasheve që mund të sjellin provokimet.
Ndaj provokimeve të Serbisë, në të kaluarën, herë nuk është reaguar, herë është reaguar me vonës, nga ata që duhej të reagonin në kohën e duhur.
Mungesa e reagimeve ose reagimet e vonuara shpesh kanë shkaktuar dëme të pariparueshme për të provokuarit, por i ka dëmtuar edhe ata që heshtnin, për motivet që vetëm ata i dinin.
Cili do që ka qenë motivi i heshtjes, në të kaluarën dhe cilido që është ai tani, indiferenca karshi provokimeve është gabim, ndaj të keqes duhet të reagohet pavarësisht rrethanave.
Ata që janë kundër konflikteve, duhet të reagon me kohë, sepse për Serbinë, që asnjëherë nuk ka hequr dorë nga projekti hegjemonist i “Naqertanjes” të cilin tani po e quan “Bota serbe”, heshtje do të thotë aprovim i provokimit që mund të sjell pasoja të paparashikuara.
Mospajtimet janë të tejkalueshme, drejtësia është vlerë e përhershme, për të cilën, në çdo situatë, angazhimi është detyrë.

You Might Also Like