Në Gjilan, këtë të premte kanë nisur punimet në shtrimin e pllakave të granitit me të cilat do të mbulohet lumi Mirusha dhe mëtohet që të krijohet hapësirë për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe punëdhënësit dhe punëkryesit zotohen se kjo zonë do të jetë një ndryshim i madh i pamjes së Gjilanit.
Ai që dikur quhej lumë, tash e sa vite ishte shndërruar në kolektorë të ujërave të zeza dhe ishte ndotësi më i madh i qytetit.
Në Gjilan pikërisht te vendi ku kanë nisur punimet, ruhet një fotografi, e cila dëshmon se dikur ky lum nuk ishte si ky i sotmi, bile aty kishte edhe një urë, që quhej “Ura e Maskatarit”.
Operatori ekonomik ka paralajmëruar se brenda 120 ditëve do ta përfundoj këtë fazë në një gjatësi prej rreth 300 metrash, kurse si dikur “Ura e Maskatarit”, tashti edhe “lumi” do të mbeten vetëm një kujtim për gjilanasit.kryelajmi.