Gjilan

AAK shpreh ngushëllime për vdekjen e Nuhi Nuhiut

Shumë i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit për Financa në Komunën e Gjilanit, Nuhi Nuhiu.

Natyrë e qetë e njeriut, profesionist e i përgjegjëshëm, tipare që e karakterizuan Nuhiun gjatë jetës së tij si qytetarë e si punëtorë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

Njerëz si Nuhiu krijojnë boshllëqe kudo që ata kanë vepruar, në familje, rreth shoqëror e institucione. Ne që e njohëm e bashkëvepruam me Nuhiun, do ta kujtojmë gjithmonë të tillë siç ishte.

Ngushëllime familjes Nuhiu, miqve, kolegëve të punës e gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, miku im!

You Might Also Like