Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, inspekton në terren projektet infrastrukturore

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, inspekton në terren projektet infrastrukturore

Gjilan, 9 qershor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po i vazhdon vizitat në terren për t’i parë nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore.

Kreu i Gjilanit ka vizituar punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sikurse edhe disa projekte të tjera të cilat po realizohen.

“Punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sanimi i gropave dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Dardania”, janë vetëm disa nga punimet në të cilat po angazhohen ekipet tona”, ka deklaruar kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

You Might Also Like