Futboll

Edhe një lojtar i Dritës kalon te Vllaznia

Shumë lojtarë të FC Drita sivjet janë bërë pjesë e ekipit të Vllaznisë së Pozharanit, ekip ky që nga kjo verë është anëtare e Superligës së Kosovës në Futboll.

Klubi gjelbër e kuq nga Pozharani ka bërë me dije se në radhët e tyre sivjet do të luaj lojtari i deridjeshëm i Dritës, Bergin Maliqi.

Ky lojtar dhe shumë përforcime të tjera do të jenë nën urdhrat e trajnerit të ri të KF Vllaznia, Bekim Isufi.

You Might Also Like