Kamenicë

Kadri Rahimaj: Dardana është qytet i bukur me qytetarë të ndershëm e të kulturuar

Kryetari i ri i Dardanës është kryetari më i ri nga mosha Rahimaj 30 vjeqar dhe vjen nga fshati Kopërrnicë e Dardanës. Rahimaj e fitoi garën në Komunën ë Dardanës përball Qëndron Kastratit nga Partia Socialdemokrate. Kryetari i ri i Dardanës ka filluar karrierën politike para tetë vite duke qenë kryetar i Vetëvendosjes në fshatin e Kopërnicës. Rahimaj ishte mjaft aktiv edhe në organizatën studentore Studimi Kritik dhe Vepri, ishte edhe udhëheqësi shkollës politike në qendrën e e Lëvizjës Vetëvendosje në Dardanë. Ka studiuar në South East European University për Financa në Universitetin e Prishtinës. Kryetari i ri i Dardanës, Kadri Rahimaj, ishte zëri më i fuqishëm për mbylljen e shkollave në komunën e Dardanës, i cili ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e mbylljeve të shkollave i cili së bashku me prind e nxënës ka protestuar për hapjen e tyre. Rahimaj ka një mesazh për të gjithë qytetarët e Dardanës. “Qytetarë të nderuar të Dardanës, fitorja është e juaja e pastër si loti, ne së bashku do të nderojmë ura besimi mes pushtetit e qytetarit, ju më keni nderuar me votën tuaj, do të kemi qeverisje me gjdo qytetarë, do të jeni të gjithë të barabartë, ju nuk keni gabuar por keni votuar ardhmërinë tuaj, së bashku me ju të respektuar qytetarë do të ndërtojmë ardhmërinë tonë pasiqë Dardana është e të gjithëve”.

You Might Also Like