Në Komunën e Vitisë mbrëmë janë diagnostifikuar katër raste të reja me Covid-19. Aktualisht gjendja është nën kontroll, por rreziku është i përhershëm, për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në nivel vendi.
Kryetari Sokol Haliti në takimin e sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka kërkuar maturi gjatë zbatimit të masave të reja pwr mbrojtje nga infektimi me KOVID- 19.
Ai ka thënë se njerëzit duhet të qarkullojnë për të kryer obligimet e tyre ditore, sikur që duhet të punojnë edhe bizneset, por sipas tij, masat duhet të respektohet në përpikmëri, sidomos nga pjesa e bizneseve të gastronomisë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për masa më të ashpra.
Ndryshe në takim u tha që të vazhdohet me masat tjera si dezinfektim dhe klorifilim si dhe me shpërndarjen e pakove ushqimore emergjente nga Komuna e Vitisë.Aziz Zuka