Sportet me dorë

KB Drita me kryetrajner të ri, nis përforcimet edhe me lojtarë

KB Drita nuk po ndalet, Sefaja afron lojtarin kyç nga Kerasan Prishtina
KB Drita po vazhdon me hapa të sigurt ndërtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pas emërimit të trajnerit Dritëro Sefaja, klubi ka zyrtarizuar afrimin e një lojtari kyç nga Kerasan Prishtina – Adhurim Alijaj.
Sefaja e njeh shumë mirë Alijajn, i cili ishte top-lojtari i ekipit të tij të mëparshëm, dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në skemat e Dritës. Ky transferim shihet si një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për rikthim të shpejtë në elitë.
KB Drita po organizohet seriozisht dhe me përforcime të qëlluara synon që sa më parë të rikthehet në Superligë, duke ndërtuar një ekip konkurrues dhe të qëndrueshëm.
KB Drita, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, pas emërimit të trajnerit Dritero Sefaja ka nisur të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarët kyç dhe njëkohësisht të forcojë skuadrën për sezonin e ri.
Sot, klubi ka zyrtarizuar afrimin e një lojtari që vjen me përvojë të vlefshme nga ekipet KB Keku ,KB Kosovari, KB Prishtina.
Ky transferim pritet t’i japë më shumë stabilitet dhe forcë repartit të brendshëm të KB Dritës, ndërsa klubi vazhdon të ndërtojë skuadrën sipas vizionit të trajnerit të ri.

/365 sport/

You Might Also Like