Gjilan, 10 shtator 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka mbajtur sot takim pune me komisionin komunal për vendosjen e monumenteve, për “Heroinat e Gjilanit” dhe atë për “Gurbetqarët”, dhe kështu janë duke koordinuar angazhimin e mëtejm deri në realizimin e plotë të projetit.
Në prezantimin e punës së deritanishme, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se me përkrahjen e kryetari të Komunës, Lutfi Haziri, është duke ecur në mënyrën më të mirë ky projekt dhe shumë shpejtë do të nis puna konkrete e vendosjes së monumenteve.
Ajo ka thënë se është duke u punuar në gjetjen e lokacionit meritor për këto monumente dhe monumente të tjera gjatë të ardhmes.
Mes tjerash drejtoresha Limani, ka potencuar se projekti do të kaloj edhe nën dëgjimin publik të artistëve, ekspertëve të fushës së planifikimit dhe arkitekturës, por edhe grupit të grave e më pas do të hapet thirrja publike për idenë më të mirë apo thirrjen për realizim të projektit të vendosjes në bazë të specifikacioneve që komisioni do t’i precizoj.