Në Viti, është mbajtur sot mbledhja e tetë e rregullt dhe e fundit për këtë vit në këtë përbërje e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në muajin në vijim. Megjithatë gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar të gjitha pikat e parapara të cilat do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Vitisë. Ndër tjerash kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu kanë falënderuar anëtarët e këtij komiteti për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet komunale të Vitisë.
Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është diskutuar rreth propozim buxhetit të komunës së Vitisë për vitin 2018, ku ndër tjerash Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama bëri me dije punën që kanë bërë institucionet komunale në hartimin e draft buxhetit konkretisht, konkretisht në marrjen e propozimeve dhe prioritetëve nga qytetarët e lokaliteteve të ndryshme por edhe të kategorive të ndryshme për Investime.
Ai njoftoj se në procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitin në vijim janë mbajtur 26 diskutime publike duke potencuar se një pjesë e madhe e propozimeve të dhëna nga qytetarët janë inkorporuar në listën për investime kapitale. Ndër tjerash tha se në procesin e
planifikimit të buxhetit komunal kjo komunë nga organizatat e besueshme në vend cilësohet si komuna me përformancën më të mirë duke mbajtur më së shumti takime me qytetarë dhe grupet e interesit. Megjithatë pas shqyrtimit të kësaj pike dhe pikat e tjera të parapara janë votuar me shumicë votash si: propozim vendimit për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelës Kadastrale me nr. 1330-2 në zonën kadastrale në Gjylekar, propozim vendimi për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të pronës Komunale, propozim vendimit për aprovimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal si dhe propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, për vitin 2018.Kurse gjatë kësaj mbledhje nga drejtoria komunale e Arsimit është dhënë edhe një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor. Gjithashtu Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu kanë falënderuar anëtarët e këtij komiteti por edhe këshilltarët e kuvendit për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet komunale të Vitisë. Ata mandej potencuan se për kundër dallimeve politike, garuesit në zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti duhet të jenë fer dhe të vazhdojnë punën në të mirën e qytetarëve vitias./Aziz Zuka