Komiteti për Politikë dhe Financa i Vitisë ka mbajtur sot nën kryesimin e Naim Pirës, kryesues i Kuvendit komunal, takimin e radhës, me që rast anëtarët e këtij organi komunal kanë shqyrtuar dhe miratuar pikat e propozuara.
Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, i ka njoftuar anëtarët e KPF-së, për aktet ligjore të cilat i ka nxjerrë Kuvendit Komunal i Vitisë, në mbledhjen e fundit dhe theksoi se ata akoma nuk kanë marrë konfirmim të ligjshmërisë nga Departamenti Ligjor i MAPL-së. Megjithatë ai potencoi se aktet të cilët janë nxjerrë nga mbledhja e kaluar e KK-së, janë të ligjshme pasi kanë kaluar afatin ligjor prej 15 ditësh. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u votuan me shumicë votash këto materiale .
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e KPF-së.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullore për palestrën sportive.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të Draft Strategjisë Komunale kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2019-2023. E arsyetimin para anëtarëve të KPF-së e paraqiti zyrtarja komunale Ibadete Hyseni. E dokumenti tjetër komunal i propozuar nga DKRS-ja e që lidhur me këtë arsyetimin e dha Milot Lala, drejtor i DKRS-së. E pas diskutimit që u shtrua lidhur me këtë dokument anëtarët ishin të pajtimit që Rregullorja për mënyrën e menaxhimit dhe kushtet e shfrytëzimit të objekteve sportive publike, është një dokument i rëndësishëm, por që në te ka mjaftë mangësi dhe mjaftë paqartësi dhe se duhet shumë nene të saj të specifikohen dhe se si i tillë ai nuk ka vend që të miratohet dhe u vendos që i njëjti të shtyhet për në një takim tjetër dhe atë pas plotësimit me sugjerimet që u dhanë gjatë diskutimit cilat i dhanë anëtarët e KPF-së.
Në takimin e sotëm me një Informatë të shkurtër Arlinda Sahiti, drejtoreshë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka njoftuar KPF lidhur me përgatitjet që janë bërë lidhur me Mbjelljet me kultura vjeshtore duke potencuar se sivjet pritet të mbillen me kultura vjeshtore rreth 4900 hektarë nga të cilët pjesa dërmuese me grurë/4850/, pastaj me Elb,Thekër,Bimë foragjere,Tërshërë, por sipas saj, mbjelljet vjeshtore janë duke u vonuar dhe vështirë se mund të përfundojnë në afatin optimal si pasojë e thatësisë që po mbretëron tash e një kohë të gjatë. Aziz Zuka