Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zv. Kryetari, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë parë sot disa projekte infrastrukturore që po realizohen në lokalitet e ndryshme të komunës së Vitisë.
Ata nga afër vizituan punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “ Beqë Kurti” në fshatin Trestenik,pastaj në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës “Hasan Prishtina” në Viti dhe zgjerimi i “Urës së Kurteshit” në Pozheran.
Me këtë rast ata janë takuar edhe me banorë të këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtyre projekteve.