Viti

Informatë nga Zyra e Prokurimit Publik në Viti lidhur me procedurën e prokurimit për furnizim me pako ushqimore dhe higjenike-emergjente

Sipas disa opinioneve dhe të gjithë të interesuarve ose atyre që kanë interes, për hirë të informimit të drejtë, pa tendencë dhe duke aluduar në disa tendenca subjektive me ose pa qëllim të caktuar ose duke ngritur çështje sugjestive, Zyra e prokurimit Publik e Vitisë  përgatitë këtë informatë për opinionin e gjerë.

 

                                           INFORMATË

 

Për: ” Furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike-emergjente”
Numri i prokurimit: VI657-20-1549-1-2-5. Nr.b. VI657-20-023-125
Shuma e kontraktuar: 83,535.00 €

Furnitori : BRAHIM ZEQIRI B.I “BURIMI” Npt, Prishtinë

Procedura e prokurimit: 5 Procedurë e negociuar pa publikim të njof. të kontratës
FPP fjalori kryesor 15000000-8 Produkte ushqimore dhe pije

Data e nënshkrimit të kontratës: 29.04.2020

 

Njoftojmë opinionin e gjerë se kjo procedurë është udhëheq në bazë të kërkesës që ka lind si nevojë emergjente për blerjen e pakove ushqimore dhe higjienike për nevojat e familjeve në nevojë në Komunën e Vitisë, për arsyet e gjendjes së krijuar nga sëmundja Covid-19, qe ka përfshi edhe komunën tonë, që është në gjendje karantine me kufizim të lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit, si masë preventive për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundje ngjitëse, që është shpallë si pandemi.

Bazuar në Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, është përdor Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë sipas nenit Neni 35.2.1 por edhe Njoftimin e KRPP-së të datës 16.03.2020 si dhe sipas Njoftimit të KRPP-së nr.40/20 kemi përdor komunikimin në largësi për shkak të pandemisë.

Arsyetim lidhur me kriteret e përzgjedhjes se OE konkurrues, ne kemi shkuar sipas parimit të interesimit të këtyre OE, të cilët janë konkurrues dhe në vazhdimësi shprehin interes për konkurrimit, ndërsa sa i përket çështjes së ngritur pse mos të jenë nga Komuna jonë, së pari vet çështja e ngritur është ftesë për shkelje ligjore ose tendencë abuzive, sepse nuk ka parim i ligjit në përzgjedhje selektive sepse nuk lejohet kufizimi i konkurrencës sipas ndonjë komune ose regjioni, pasi që Kosova është një treg unik dhe i pandarë.

Por edhe një çështje tjetër, që ka të bëjë me përzgjedhjen brenda komunës sonë, sepse nuk kemi informata për interesimin e këtyre firmave sipas supozimit të pretenduar, sepse që nga viti 2012, nuk kemi pranuar asnjë ofertë në konkurrimet e tonë ose shprehje interesimi për Furnizim me ushqim të publikuara nga komuna jonë.

Komuna e Vitisë për informimin e publikut, për çdo vit shpall shprehje të interesit për tenderin Furnizim me artikuj ushqimor, dhe për çdo vit lidhim një kontratë për furnizime ushqimore për kërkesat dhe nevojat e Komunës dhe Njësive shpenzuese të komunës. Asnjë herë dhe në asnjë moment bizneset e Vitisë nuk kanë shpreh interesimin edhe kur i kemi njoftuar. Andaj që nga viti 2012, me plot kompetencë ju njoftojmë se asnjë biznes nuk ka shpreh interesim as nuk ka konkurruar, me gjithë respektin, por të gjithë individualisht e dinë se çdo moment kanë qenë të njoftuar.

 

Në zyrën tonë ose në Platformën elektronike nuk kemi të dhëna ose nuk kemi ndonjë dosje dorëzimi nga ana e bizneseve të Vitisë, ose nuk kemi e-mail, ose ndonjë komunikim tjetër të afërt. Por ne bazuar në rregullativat ligjore dhe për shkak të situatës kemi qenë të detyruar që krejt ftesat dhe komunikimet ti bëjmë nga largësia, sipas Njoftimit dhe udhëzimit numër 040/2020 të KRPP-së, më qëllim të respektimit të mbajtjes së distancës dhe kontakteve sipas Udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Andaj edhe një here shprehim shqetësimin tonë sidomos kundër disa zërave opozitar, të cilët sa here që një biznes të Vitisë shpërblejmë me kontratë na akuzojnë për familjarizim ose afërsi ose njerëz “financues të fushatës”. Ndërsa tani me lot krokodilli i qajnë ata për të cilën kurrë nuk interesohen, vetëm se abuzojnë për interesin e tyre, duke i përdorë për fushatë ose si mjet presioni kundër institucionit të komunës. Krejt kjo zhurmë bëhet vetëm për interes politikë, sepse në asnjë formë nuk mund të dëshmojnë të kundërtën, thuhet në këtë Informatë nga  Zyra e prokurimit Publik e  Komuns së  Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like