Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot seancën e tretë të rregullt të radhës e cila është kryesuar nga Naiim Pira ,kryesues, në të cilën këshillatërt e asamblesë komunale patën rastin që perms një Informate të të cilën para tyre e paraqiti kryetari I komunës së vitisë z.Sokol halite të informohën me punën e njeriut të pqarë të komunës punën e tij njevjeqare për vitin 2017 për të cilën u zhvillua një debatë I thuket . Kryetari Haliti duke prezantuar informatën e punës së tij para këshilltarëve të komunal, ka bërë edhe një ndarje të punëve të kryer në 10 drejtoritë komunale.
Kryetari Haliti, para kshilltarëve, ka folur edhe për prioritetet e qeverisjes komunale si: rritja e efikasitetit në Administratë, zhvillimi i bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sportit. Por edhe mbi prioritetet e vendosura në rregullimin e infrastrukturës lokale, ofrimin e shërbimeve publike, zhvillimin
ekonomik, përkujdesjen për shtresat e varfëra dhe grupet e margjinalizuara etj.
Haliti gjatë kësaj informate, ka theksuar edhe përkushtimin dhe punën e Institucioneve komunale me shoqërinë civile, donatorët dhe investitorët si dhe mbi punën e tyre për mbrojtjen e ambientit dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët vitias. Kurse Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal në Viti në fillim të seancës i njoftoj këshilltarët mbi ligjshmërinë e aprovuar nga Departamenti Ligjor i MAPL-së mbi disa vendime të nxjerra në seancës e fundit të Kuvendit. Gjatë debatit që u zhvillua pas informatës që parqqiti kryetari I komunës , disa nga këshilltarët komunal, kryesisht nga partitë opozitare kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e kryetarit për vitin e shkuar.
Ata patën vrejtje në këtë informatë duke potencuar nevojën e shfrytzimit të mjeteve buxhetore me një nikoqirllik më të mirë ,pastaj në shpenzimet e mëdha të mjeteve buxhetore, siq u shprehen ata, e vrejtje të theksuara këshilltarët nga opozita patën në reelizimin e projekteve veqmas në ndërtimin e infrastrukturës fizike të cilat sipas tyre, nuk po kryhëën me kohë dhe janë të cilësisë shumë të dobët .E gjatë kësaj séance që ka zgjatur për disa orë me shumicë votash janë aprovuar veq tjerash edhe : Vendimi për shqyrtimin dhe miratimin e
ndryshim-plotësimit të rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba me Nr. 01-110/05-58 e datës: 02.02.2018.Vendimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2017 në vitin 2018, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për planin e veprimit për transparencës në Komunën e Vitisë për vitin 2018, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e komitetit për Barazi Gjinore, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e asambleistëve të cilët do ta përfaqësojnë komunën e Vitisë në Asociacionin e Komunave të Kosovës, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit nr.01- 410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politik dhe Financa, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit nr.01- 410/03-57, të datës 02.02.2018, të Komitetit për Komunitete., si dhe është miratuar propozim vendimin për Plani Zhvillimor Komunal.Aziz Zuk