Komunikacion

Kujdes gjatë drejtimit të motoçikletave  të pa regjistruara ose mos posedimi i  kategorinë përkatëse, dhe drejtimit të trotinetëve elektrik

Kujdes gjatë drejtimit të motoçikletave  të pa regjistruara ose mos posedimi i  kategorinë përkatëse, dhe drejtimit të trotinetëve elektrik

Gjilan, 13 maj 2024      

Njësitet dhe  patrullat policore të policisë Drejtoria Rajonale – në kudër të  Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Gjilan, dhe stacionet tjera policore ,  me planin operativë vazhdojnë  sekuestrimi e motoçikletave dhe gjobitjen e  kundërvajtësve motorist të cilët nuk  respektojnë rregullat e trafikut Rrugorë, konkretisht   që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut, pa helmeta pa regjistrim si dhe pa leje përkatëse.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike vije deri te rritja e numrit të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor sidomos atyre që lëvizin në këmbë, biçikleta motoçikleta dhe trotinetet elektrik.

Gjatë këtyre  ditëve patrullat policore të Stacioneve të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan  janë në zbatim e sipër të Planit Operativë “Siguria ne Trafik” ku kontrolle të detajuara ushtrohen ndaj motoçikletave , dhe trotineteve.

Policia Rajonale në Gjilan apelon të gjithë ngasësit e këtyre mjeteve që ti respektojnë rregullat  e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të jenë të regjistruara dhe të doganuara, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferin me kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , si dhe në plotni duhet të respektohen shenjat e komunikacionit, në të kundërtën si masa preventive do të zbatohen masa konform rregullave dhe ligjit në fuqi, do të ketë zero tolerancë për të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

 

You Might Also Like