OPINION

Kujtimi për njeriun e urtë me plis të bardhë ( Xhemë Beqë Latifi )

 Shkruan Izmi Zeka

Bacën Xhem, e pata njohur nga fëmijëria! Rruga e shtëpisë sime që lidhtë lagjen me qendrën e qytetit, po thuaj çdo ditë shihja një burrë plis bardhë me mustaqe, që kishte një pamje që mua më dukej si nga filmat.

Kur pata filluar të shikoj filmat ndaluar shqiptar, personazhi i Bacës xhem më ishte bërë dhe me i afërt, një ballë dhe një hundë e drejtë si tipare të antropologjisë shqiptare, Baca Xhem me bisedën e parë të merrte për vete, duke lënë mbresa të njeriut të urtë, bujar e parasë gjithash i pa kompromis për gjykimin e drejtë!

Me babën e kam pas shpesh tek bënin biseda të ngrohta, dhe natyrisht si një familje që survejohej nga UDB ashet dhe sejmenët e tyre,  babai im në Bacën Xhem, kishe gjetur njeriun që me të cilën fjala dhe besa kishin atë dimensionin mitik.

Në vitet më të rënda kur ‘trashej zullumi i regjimit të Titos:, kisha dëgjuar se Baca Xhem, qenka përplasur me  Selim Broshën, gjatë “bastisjes;, që po bentë policia në familjen e Milazim e Hetem Arifit.  “Nuk  mundeni të silleni kështu me gratë dhe fëmijët e familjes, është shtëpi shqiptari”, u kishte thënë Baca Xhem, policëve që po udhëheqësin nga Selim Brosha.

Më vonë, Ibrahim Arifi, në librin e tij…” “, do të shënojë vlerat dhe besatimin për Xhemajl Latin,..

Kjo ngarje mbase më pati ngulitur në kokë figurën e Bacës Xhem, që në ato kohë të rënda, kishte ditur të qëndroj,  si një lis i pa lëkundur, ishte kohë e rëndë dhe të tillët për familjet që kishin të burgosur ishin të paktë.

Baca Xhemajl  Beqë Latifi, ka lindur në Uglar në vitin 1930 në një familje patriotësh me origjinë  të hershme nga Dibra, e shpërngulur në dyndjet e shek XVII.  Duke qenë njëri nga tre djem e një mullisi që kishin mullirin në dalje të fshatit në lumin e Moravës, Baca Xhem, do jetë pjesë e odës ku do pjekej mendimi dhe dashuria për besën dhe kombin.

Në përthyerje të mëdha të Luftës Dytë Botërore, ku fshati i fshatit Uglar do të jetë ndarja mes përmes fshatit për mes lumit Morava në pjesën perëndimore Shqipëri dhe lindore nën okupimit Bullgar nga kjo familje do bien dëshmor Rrustem Behluli dhe Nez Ramushi, si pjesëtarë luftëtarë të Shqipërisë etnike.

Nëna e tij, Nazifja, ishte familjare Hoxhë Lipovicës, komandanti të Zonës dhe njëri nga kaçaket e fundit të Fronit Lindor të Kosovës. Kjo  afërsi  e vijës së nënës do jetë urë për të dërguar bukë kaçakëve qe mbetën të fshehur  në malet e Karadakut.  Duke qenë familje jatak që kishte dhe brenda murit të shtëpisë edhe strehimoren për miqtë e veçantë, familja do të dekonspirohet dhe Baca Xhem, si 15 vjeçar  do të arrestohet si bari që kishte dërguar bukën kaçakëve. Inspektori i egër  serb Jovo Gariq, duke i futur alltinë në gojë, nuk do të bëjë të frikësuar bacën Xhem për të treguar vendin ku fshiheshin kaçakët.  Gjendje kjo që do të bëjë të ikë nga vendlindja dhe për disa vjet të punoj në Shkup, dhe do të kthehet me rënjen e fuqisë politike që kishte Aleksandër Rankoviqi.

Si një patriot që nuk pranë së punuari për lirinë dhe mirëqenien e vendit, Baca Xhem, së bashku me shokët të besës dhe të idealit, me nxitje dhe frymëzim edhe nga Halil  Alidema, nënën  e të cilit e kishte vajzë të Hallës, ai do të behet pengesë e shpërnguljes së shumë familjeve për në Turqi.

Nga vitet e 60 e vendosur në Gjilan, familja e Bacës Xhem do të behët vatër e njerëzve të cilën kishin idealet për lirinë e kombit. Gjatë gjurmimit të jetës së këtij burri të urtë e plis bardhe, gjer në çlirimin e Kosovës, shtëpia e bacës ishte e sigurt për ata që kërkuan konak dhe urtësi, si  Halil Alidema,  prof Isak Shema,  Shaip Zeka, Hamdi Zymberi,  Halil Kqiku, e shumë e shumë veprimtarëve të tjerë.

Si punëtor shumë vjeçar në fabrikën e Tekstilit në Gjilan,  kur ishte përkrahës i veprimtarisë së  Vehbi Ibrahimit, ishte nga shqiptarët e paktë që kundërshtoi  debatin që bënin komunistë e kohës për Dushicën .. që kishte plagosur….

“Jemi popull i vogël, kemi nevoje për gjithkënd, mjafton që nuk ka qenë  i rreshtum me serbin dhe duhet të pranojmë dhe të duam çdo shqiptar”, thoshte Baca Xhem. Si një bashkëpunëtor shumë vjeçar i Shaip Zekës, ai do të jetë përkrahës i demonstratave të për flamur të vitit 1968, i demonstratave të vitit 1981 dhe pjesëmarrës aktiv me plis të bardhë dhe i pa lëkundur në demonstratat e vitit 1988, 1989 e të gjitha tubimet dhe protestat që kishin karakter kundërshtimin e Serbisë.

Në vitet e 90-ta edhe pse në moshë të shtyrë ai do të jetë malltretuar nga forcat serbe për armët, duke provuar thyerjen e krenarisë së një burri të urtë dhe me plis të bardhë në kokë. Në kohët më të rënda ditëve të Luftës së vitit 1999, baca Xhem, s’do pranojë të lëshojë pragun e shtëpisë së tij, duke qëndruar pranë lagjes si shenjë besimi e shpresa se vite e sundimit të Serbisë po merrnin fund në Kosovë.

“ Zoti dhe Amerika, UCK dhe rinia, kjo asht kurora e fitores sonë”, thoshte Baca Xhemë, duke gjetur mundësi për të dhënë kurajo dhe ndihma njerëzve të cilët kishin nevojë.

Është interesant të theksojmë se ka qenë shumë zor të gjesh përkatësin politike të Bacës Xhemë “Unë i dua të gjithë, veç le të jenë shqiptar të mirë“, thoshte baca Xhem, ndonëse nuk e fshihte ndjenjën ta quante vetën Zogëjan, dhe simpatinë që kishte për Mbretin Zog.

Politika shoviniste  serbe e ngritur edhe ne katedrat akademike qe shkruan dhe zbatuan elaborate shfarosëse shqiptareve ne esence mu d te thuhet se dështoi nga urtësia e njerëzve  te thjeshte dhe te urte shqiptar. Një personalitet si baca Xhem, qe nuk pranoi kurrë dekoratë nuk e beri veten te ekspozohet me rrahagjoks është pjesë e vargut gjate te njerëzve qe ne çdo forme e luftuan pushtimin e Serbisë dhe bënë që qëndresa shqiptare  te triumfoje

Xhemajl Beqë Latifi, Vdiq në moshën 82 vjeçare  dhe u varros në Gjilan, me nderime nga miqtë e shumtë dhe qytetarët e jo vetëm nga Gjilani. Në një numër të madh telegramesh dhe kurora lulesh,  lule të freskëta u vendosën edhe nga përfaqësuesit e familjes mbretërore të Mbretit Zog.

Ai la pas vetës pesë djem dhe dy vajza e shumë nipër dhe mbesa që krenohen për jetën dhe veprën  gjyshit të tyre.

Burimi:

Ibrahim Arifi,

Ibrahim Osmani

Shaip Zeka

Xhevat Latifi

You Might Also Like