Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi dhe miratoi disa vendime me rendësi për qytetarët

 Kryesuar nga Naim Pira, kryesues, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e 11-të dhe të fundit për këtë vit, me të cilën edhe ka përmbyllur punimet për vitin 2019. Seanca e sotme është  karakterizuar fillimissht me përurimin e sallës së Kuvendit, e cila është rinovuar në kuadër të projektit të raportit të performancës së mirë që ka treguar komuna e Vitisë, në vitin paraprak. Si rëndom para miratimit te rendit te dites, këshilltarët kanë parashtruar pyetje drejtorëve dhe udhëheqjes komunale, nga te cilët kanë marrë përgjegje adekuate në pyetjet de shetësimet e tyre e më pas janë shqyrtuar pikat e parapara për këtë seancë. Ka qenë propozim vendimi për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr.2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publike, që është miratuar nga asambleistët.

Poashtu janë shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim Kompanisë për distribuim dhe furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ,pa procedurë kompensimi, propozim vendimi për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020, propozim vendimi për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore, propozim vendimi për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022. Ndërkohë, është dhënë një informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë dhe një informatë (Raport) për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019, për çka edhe ka raportuar komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, i cili mes tjerash edhe ka paraqitur statistikat e rasteve të raportuara në polici, për gjatë vitit 2019. Poashtu, u dha edhe një raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020.

Ndërkaq ,senaca e sotme e KK-sëështë mbyllur me Urimet e  kryesuesit Pira për vitin e ri i cili asambleistve u deshiroj  shendet dhe punë edhe më të suksesëshme në vitin 2020 ! Aziz Zuka

You Might Also Like