Sportet me dorë

KV Drita shënon fitore e madhe ndaj liderit, KV Peja

Sonte treguam zemër, forcë dhe karakter
Fitore e jashtëzakonshme 3-2 në sete ndaj liderit aktual KV Peja, në një ndeshje dramatike deri në pikën e fundit.
Edhe kur ishim në disavantazh, nuk u dorëzuam. Luftuam për çdo top, për çdo set, dhe në fund e merituam këtë fitore të madhe. Kjo është dëshmi se me punë, besim dhe unitet mund të mposhtet çdo kundërshtar.
Faleminderit lojtarëve për shpirtin luftarak dhe tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Fitore shënuam edhe me skuadren e Junioreve duke mposhtur Pejen me rezultat 2-0 në sete dhe jemi lider në rënditjen tabelare.
Vazhdojmë të bashkuar, hap pas hapi drejt objektivave tona!

You Might Also Like