OPINION

LAMTUMIRË! KUSHERIRI IM I SHTRENJTË, PROFESORI DHE VETERANI I ARSIMIT, PROF. KADRI BUNJAKU

Nijazi Musmurati

LAMTUMIRË! KUSHERIRI IM I SHTRENJTË, PROFESORI DHE VETERANI I ARSIMIT

PROF. K A D R I B U N J A K U

Po sa mora lajmin e kobshëm dhe trishtues për ndarjen nga jeta të Prof. KADRI BUNJAKUT i cili një jetë të tërë i kushtoi edukimiit dhe arsimimit të gjeneratave të shumta.
Këtë shkrim të cilin ia kam kushtuar prof. Kadri Bunjakut para dy vite e mëtepër tani po e ripostoj për ta kujtuar sdopak biografinë dhe jetën e Pofesorit të nderuar dhe të rrespektuar prof.KADRI BUNJAKUT që punoi me ditarë në dorë plot 45 vite duke mësuar dhe edukuar gjenerata të tëra të cilat gjenerata janë dëshmi e punës së çmuar dhe të shkëlqyer të profesorit tani të ndjerë Kadri Bunjaku.

Profesor Kadri Bunjaku, një jetë të tërë ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të gjeneratave. Dyzetepesë vite e gjejmë me ditar në dorë. Për këto 45 vite në arsim përjetoi sfida të ndryshme që nuk ishin aspak të lehta.
Kadri Bunjaku u lind më 1937 në fshatin Poliçkë të Dardanës (Kamenicës).
Ka shumë për të shkruar dhe folur për këtë veteran të arsimit.
Mësemiri, për punën e tij në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra mund ta vlrësojnë dhe çmojnë ish nxënësit e tij, të gjeneratave të ndryshme.
Të gjithë, ish nxënësit e tij që i edukoi dhe arsimoi, flasin me pietet të pashoq, me respekt të pafund, me dashuri, krenari dhe nostalgji për profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, duke u ndier të privelegjuar që patën fatin të jenë nxënës të profesor Kadriut, i cili la gjurmë të pashlyera në mëndjet dhe përsonalitetin e tyre.
Në mesin e tyre pata fatin edhe unë të jem nxënës i profesor Kadriut në vitin shkollor 1965 / ‘ 66 në Hogosht. Ishte edukues dhe pedagog me plot kuptimin e fjalës, i rregullt në mësim, pedant, i përgaditur në mbajtjen e suksesshme të orës mësimore dhe i kompletuar në çdo aspekt, ashtu siç e kërkojnë rregullat metodiko – pedagogjike.
Të ishe nxënës i profesor Kadriut, ishte fat, do të thoshte të ishe një premtues i madh i të ardhmes, një kuadër i zgjuar dhe i aftë në shërbim të shoqërisë. Kadriu ishte nxënës i gjeneratës së parë të Shkollës Normale pesë vjeqare që u hap atë kohë për herë të parë për shqiptarët në Prishtinë, të cilën e kreu me sukses në vitin 1959. Në bisedë e sipër profesor Kadriu tregon për shokun e tij të klasës në shkollën Normale – akademikun Rexhep Qosja. Për Qosjen në mes tjerash profesor Kadriu rrëfehet: Kur ne mësonim dhe lexonim për një notë, akademiku i sotëm – i madhi Rexhep Qosja atë kohë lexonte romane të ndryshme të shkrimtarëve me famë botërore në gjuhën serbokroate, sepse në gjuhën shqipe nuk kishte romane të përkthyera.
Pas kryerjes së normalës, emrohet me dekret mësues në fshatin Hogosht. Punoi me përkushtim të lartë. Është dashur t’i ligjerojë të gjitha lëndet mësimore, (prej të pestës deri të tetën) sepse atë kohë nuk kishte mësues të kualifikuar.
Nga zotësia, aftsitë dhe njohuritë që posedonte, regjistroi shkollën e lartë të Gjuhës dhe dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, pa shkëputje nga puna dhe e përfundon në afat rekord.
Me të përfunduar të shkollës së lartë erdhi në Gjilan dhe u inkuadrua menjëherë në shkollën fillore ” Musa Zajmi” më 1970, mëpastaj për të kaluar në shkollën fillore “Selami Hallaçi”.
Regjistroi shkallën e dytë në fakultetin filolozofik në katedrën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – përseri pa shkëputje nga puna, ku me një afat të shkurtër kohorë diplomoi dhe më 1978 mori titullin profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Menjëherë, pasi diplomoi në fakultet, në vitin 1979 / ’80 kalon në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit për të punuar si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe deri më 2002 kur dhe u pensionua.
Ka shumë për të folur dhe shkruar për këtë emër të pashuar të arsimit, dhe nuk do të shuhet kurrë emri i këtij mësimdhënësi të paepur dhe të përkushtuar shpirtërisht në profesionin
më të shenjtë – ate të mësimdhënies.
Sot, Institucionet Shtetërore i kanë harruar tërsisht këto kuadra të afta dhe të pazëvndësuara të asaj kohe që mbajtën lart mbi supet e tyre sfidat e atyre kohërave të pa kohë dhe nuk u dorzuan asnjëherë, duke arrirë rezultate enorme dhe të pakrahasueshme të shkollës shqipe.
Institucionet shtetërore apo më mirë të themi nga ato lokale e deri te ato qendrore, nuk e shohin të arsyeshme, nuk u bie ndërmend, apo nuk donë që këto kuadro që shërbyen një kohë të gjatë në arsim, që mbajtën lart moralin dhe qëndresën e shkollës shqipe, që nuk lejuan të nëpërkëmbet arsimi shqip, që dhanë shembullin se si duhet të mbrohen vlerat nga antivlerat, që qëndruan stoikisht pa u nënshtruar, që dhanë çdo gjë nga vetja, nuk e panë të arsyeshme që të ftohen dhe të evokojnë kujtime nga e kaluara e tyre, të ftohen në ndonjë festë shkollore apo shtetërore, të shpërblehen me ndonjë lavdratë apo mirënjohje, nuk ftohen të përkujtohet puna dhe sakrifica e tyre etj. mund të themi lirshëm dhe pa u hamendur, janë të injoruar skajshmërisht. Sot këta mësimdhënës të devotshëm dhe të papërkulur marin jo, një pension të merituar por një lëmoshë, shtresa më e përbuzur e shoqërisë.
Në kohën e okupimit, në vitet ’90 – ’99 mësimdhënësit shqiptarë mbajtën procesin mësimor ndaras nga ata serbë, në shtëpitë shkolla që i kishte liruar populli, sepse ishin përzën nga objektet shkollore që populli i kishte ndërtuar me djersën e tij.
Edhe këtu profesor Kadriun e gjejmë me ditar në dorë duke u endur nga shtëpia në shtëpi për të shpërndar dituri.
Mësimdhënësit shqiptarë gjithnjë mbi kokë patën kërbaqin, por nuk u dorzuan. Sa zhurmë e madhe u bë për shpagimin e mundit të tyre sadopak në ato vite të rënda të okupimit.
Kishte zëra të udhëheqësve të ministrive të ndryshme si të arsimit dhe asaj të financave etj. se është kosto e lartë etj.etj. se duhet paguar edhe kategoritë tjera.
Nuk mund të krahasohen puntorët e arsimit me kategoritë tjera, sepse këta mbajtën mbi supet e tyre sistemin arsimor ndaras nga pushteti pushtues serb, do të thot me ligjet dhe plan-programet e Republikës së Kosovës.
Kurse disa kategori tjera punuan deri në fillim të vitit 1999. Juristet qelen zyra të avokaturës me ligjet që ishin në fuqi, pra me ligjet e pushtuesit. Mjekët hapën ordinanca me ligjet serbe që ishin në fuqi, biznismenët poashtu hapën biznese me ligjet që ishin në fuqi etj.etj.
pra vetëm arsimi punoi me ligjet e Republikës së Kosovës.
Nuk dua të bëj dallime por dua ta them të vërtetën.
Mos të heshtim, të shkruajmë për njerëzit vërtetë që meritojnë. Ne jemi ata që duhet të shkruajmë dhe të përqojmë mesazhin te gjeneratat e reja për mundin dhe punën që është bërë në etapa të ndryshme kohore tepër të vështira për shqiptarët.
Pa një edukim dhe një arsimim të mirëfillt, nuk do të ketë as përparim të mirëfillt të shoqërisë.

Lavdi për jetë e mote jetës dhe veprës së KADRI BUNJAKUT!

You Might Also Like