Gjilan

Ndërroi jetë profesori Kadri Bunjaku

Është ndarë sot nga jeta në moshën 84-vjeçare profesori i gjuhës shqipe në pension, Kadri Bunjaku. Njoftimin e kanë dhë familjarë të tij, shkruan Mediafokus.info

Kadri Bunjaku u lind në fshatin Poliçkë të Kamenicës, më 8 shkurt të vitit 1937, ku mbaroi katër klasë të shkollës fillore, ndërsa katër klasat e gjimnazit të ulët, që më vonë u quajtën shkollë tetëvjeçare, i kreu në Hogosht, në vitin shkollor 1953-1954.

Falë suksesit të shkëlqyeshëm, fitoi bursë për t’u regjistruar në shkollën Normale në Prishtinë, në vitin 1954-55, të cilën e mbaroi në vitin shkollor 1958/59, kur u diplomua si mësues.

Gjatë viteve 1959-1961 punoi në shkollën fillore “Kika” e më vonë në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht.

Kështu, duke punuar, ai kreu edhe shkallën e parë të Fakultetit Filozofik (grupi i Gjuhës dhe letërsisë shqipe) dhe fitoi titullin arsimtar.

Prej vitit shkollor 1969-1971-72 punoi në shkollën fillore “Musa Zajmi” dhe “Selami Hallaqi” në Gjilan.

Gjatë kësaj kohe kreu edhe shkallën e dytë të studimeve në Fakultetin Filozofik dhe fitoi titullin – profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Prej vitit shkollor 1979-2003 bëri punën e profesorit në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku u pensionua.

Për 40 vite punoi me përkushtim në profesionin e mësimdhënësit. Në punë ishte i saktë, i përpiktë, parimor dhe pedant.

Gjatë punës ka përjetuar edh periudha të vështira, si ajo kur mësimdhënësit ndiqeshin e përgjoheshin nga sigurimi shtetëror serb si dhe dëbimin nga objektet shkollore.

Ai u gëzohej gumëzhimës së nxënësve në oborrin e shkollës dhe qetësisë e përkushtimit të tyre në klasë. /Mediafokus.info

You Might Also Like