Pas Darko Nilkaq dhe Ivan Furstar, SC Gjilani ka ndarë rrugët edhe me një futbollist të huaj. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin kroat Tomisllav Bushiq, i cili që nga sot më nuk do të jetë pjesë e SC Gjilan.
Ai këtë të diele ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në fanellën e SC Gjilani. PIkërisht në minutën 40, qendërsulmuesi Tomisllav Bushiq është zëvendësuar nga Shend Kelmendi dhe u mor vesh se kjo është ndeshja e tij e fundit për SC Gjilani.
Tomisllav Bushiq, ish- lojtar i Hajdukut të Splitit kishte ardhur në Gjilan si një përforcim i madh dhe ishte autor i disa golave, por për një periudhë të gjatë atë e kanë përcjellë lëndimet, andaj nuk mundi të jap kontributin e duhur.
Pasi është zëvendësuar tek Gjilani, Bushiq është përshëndetur me shokët e ekipit dhe nuk do të luaj për ekipin gjilanas në ndeshjen e fundit.
Pos Bushiqit dhe dy të tjerëve që tashmë janë larguar, nga SC Gjilani priten edhe largime të tjera të lojtarëve që nuk do të jenë pjesë e projektit të Ismet Muinishit, kurse tek SC Gjilani priten ardhje të tjera.
kryelajmi.com