Gjilan

Largohet nga NISMA PËR KOSOVËN

Selami Ramadani është larguar nga NISMA PËR KOSOVËN dhe për këtë ai i është drejtuar subjektit që i përkiste, simpatizantëve, por edhe medieve. Komunikatën e tij po e botojmë të plotë.

Ju njoftoj se që nga sot unë tërhiqem nga NISMA. Arsyet e largimit tim janë të shumta, por kryesorja lidhet me reperkutimin e politikes ne punën time shkencore dhe profesionale. Unë si një profesionist i përkushtuar, si një familjar i devotshëm dhe si një njëri që jam munduar të jap kontributin tim modest në fushën e shëndetësisë, e kam parë se në fakt ajo çka thuhet aty kurrë nuk ndodhë në praktikë dhe se kam qene larg rrjedhave. Gjithashtu si një mjek dhe një kuadër që gëzojë autoritet të madh në Gjilan, kam dashur që në NISMA të ofrojë më të mirën, të jap maksimumin, Unë me ndërgjegje të pastër po largohem nga ky subjekt politik me konstatimin se thjesht nuk është në të njëjtat ideale me mua dhe konceptin tim për të pasur një shoqëri të përparuar, për të pasur një Kosovë dhe një Gjilan me njerëz të rinj, njerëz të papërlyer në politikë. Pra nga ky moment nuk e ndiej vetën pjesë të NISMA PËR KOSOVËN. Faleminderit për mirëkuptim Selami Ramadani –ortoped Gjilan, 30 nëntor 2016

 

You Might Also Like