Futboll

Drita mbyll një stinor të mundimshëm

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani e ka mbyllur stinorin vjeshtor me barazim. Pas dy fitoreve radhazi, Drita ka pasur një ndeshje të vështirë me Besën nga Peja dhe në fund nuk mundi të arrijë më shumë se një pikë dhe në fund rezultati ishte 1:1.

Drita ka pasur më shumë nga loja, por ka pësuar nga një kundërsulm i mysafirëve. Për vendasit u përkeqësuan punët, kur pas disa reagimeve të njëpasnjëshme u përjashtua nga gjyqtari Besfort Kosumi.

Në minutën 40, kur Drita po sulmonte me të gjitha forcat, mysafirët patën një kundërsulm dhe nga thellësia është shërbyer Miftaraj, i cili kur doli i vetmuar para portierit Latifi, diti që me urti të plasojë topin në rrjetë.

Vendasit kanë nisur të sulmojnë më me ngulm në pjesëlojën e dytë dhe në minutën 50, Osmani dha një projektil nga largësia, por topi u përplas në tërthorëse. Një minutë më pas, Drita sërish organizoi një sulm dhe kësaj radhe gjuajti Maliqi, por portieri Kolshi e dëboi topin, kurse në topin e kthyer ndërhyri Gilberto Fortunato, që e dërgoi topin në rrjetë.

Pas golit të shënuar, sikur ra tempi i lojës dhe përkundër përpjekjeve në vazhdimësi, Drita nuk ia doli që të shënojë edhe një herë.

Drita – Besa 1:1 (0:1)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 600. Gjyqtarë: Kosumi, Zeqiri, Rama, Maloku. Shënues: Fortunato 51’ – MIftaraj 40’. Kartoni i verdhë: Haliti, Hashani, Maliqi – Emini, Elshani, Gashi.

Drita: Latifi, Baxhuku, Bergonsi, Haliti, Hashani, Berisha, Kuka, Zeneli, Fortunato, Mavriqi (Ramadani), Maliqi. Trajner: Ismet Munishi.

Besa: Kolshi, Pacolli, Karahoda, Prekazi, Dabiqaj, Emini, Elshani (Sheqerolli), Gashi, Shabani (Ruhani), Turku, Miftaraj. Trajner: Gani Sejdiu.

You Might Also Like