Komuna e Gjilanit po qeveris pa strategji zhvillimore e me praktikantë!
Gjatë fushatës elektorale janë dhënë premtime që nuk do të ketë të punësuar me kontrata në vepër. Janë me dhjetëra të punësuar me kontratë në vepër vetëm në kohët e fundit. Nuk ka investime fare në trajnime të punëtorëve komunal për rritje të kapaciteteve profesionale.
Do të duhej që të bëhet një riorganizim i drejtorive komunale, dhe të investohet në rritjen profesionale të punëtorëve komunal, që kjo do të rrit efikasitetin e punëtorëve dhe do të rritet cilësia e shërbimeve komunale.
Mungesë totale e menaxhimit ndaj inkubatorit të biznesit, ku do të mund të mbështesnin Start-up et.
Mungesë totale shfrytëzimit të donacioneve dhe investimeve të jashtme, çka është edhe më keq, projektet të cilat kanë qenë të projektuara, të cilëve janë siguruar financimi nga donatorë ndërkombëtar, kanë mbetur pa u realizuar.
Sa projekte janë financuar deri më tani nga donatorë ndërkombëtar?
A kemi ndonjë investitorë nga jashtë që ka ardhur në Komunën e Gjilanit për të investuar?
Tejzgjatja e punimeve në rrugët dalëse prej Gjilanit për Ferizaj, Prishtinë dhe Bujanoc, ka bërë që bizneset të pësojnë humbje të mëdha, për shkak të vështirësive dhe vonesave në qarkullim.
Komuna e Gjilanit është dashur që të kryej të gjitha detyrimet e saj karshi këtyre projekteve dhe të insistoj në zbatimin e tyre. Përfundimi i këtyre projekteve infrastrukturore do të rrite numrin e vizitorëve, ku do të shtohet potenciali ekonomik i Gjilanit.
Ne si Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi kemi filluar takimet me palët e interesit, po mbledhim ekspertë, biznesmen, investitorë potencial dhe të dhënë që të hartojmë politikat për programin qeverisës komunal, ku dhe shfrytëzoj rastin që të ftoj edhe përmes mediave të gjitha Shoqatat e Bizneseve, biznesmenët, ekspertët e ekonomisë, që të kontribuojnë për hartimin e politikave dhe programit qeverisës për zhvillim ekonomik të Gjilanit për mandatin e ri qeverisës, ka përfunduar Qerimi.
Ndërkaq, anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi i Degës së LDK-së në Gjilan, prof. dr. Burim Berisha, nuk kemi asnjë investim kapital prej 3 milionë eurove buxhet për Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Ndërpreja e investimeve kapitale në sheshin e qytetit në pjesën e lagjes Dardania-Stadiumi, ka ndikuar që mos të përcillet trendi i zhvillimit komunal, si në pjesën e sheshit ku është i përfunduar dhe mosdhënja e një fryme pozitive qytetarëve dhe bizneseve për përfundimin më të shpejtë të sheshit, stadiumit.
Një problem tjetër është mospërgatitja e DKA-së për fillimin e procesit mësimor me kohë. Si në përfundimin e objekteve në riparim dhe rekrutimin e stafit të ri në konkursin e fundit, ku shumë shkolla nuk kanë mundësi të jenë gati për 1 shtator, si dhe për kandidatët që kanë aplikuar në kokursin e fundit me 28.08.2023 e kanë testimin, që deri në përfundim të procedurave të përzgjedhjes pas ankesave të mundshme duhet shumë kohë, ndoshta deri në 3 javë.
Po ashtu, në kohën kur qeveria ka paralajmëruar subvencionimin e librave për nxënësit, shqetësues është fakti se DKA në Gjilan nuk ka ndonjë plan konkret se cfarë duhet të bëjme e as nuk jepen informata se cilat prej shtëpive botuese duhet të përcillen. Kjo është një neglizhencë e të parit të Komunës dhe të drejtorisë përkatëse, ka thënë ndër të tjera Berisha.