Gjilan

LDK: Komuna nuk ka të drejtë t’i anulojë eskursionet

Komunikatë e  LDK-së:
Kur injoranca eskalon në autokraci!
Kryetari i komunës së Gjilanit Z. Hyseni, i cili gjithnjë e më shumë me veprimet e tij po tregon se nuk po qeverisë, por po administron komunën, përveq që ka injoruar gjithë sistemin arsimorë, para pak dite ka urdhëruar DKA-në në formën klasike të një autokrati, të anulojë ekskursionet e maturantëve, duke treguar kështu edhe nivelin e tij mosnjohës të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore, që rregullojnë organizmet jashtëkurfikulare të institucioneve arsimore.
Alban Hyseni – “administrues” i komunës së Gjilanit dhe DKA-ja
duhet ta kuptojnë se asnje pikë e udhëzimit administrativ që rregullon organizimin e ekskursioneve të maturantëve nuk ja jep të drejtën e anulimit të këtyre organizimeve. Ai në vend të ngritjes së nivelit bashkëpunues me faktorët relevant të shkollave për të siguruar organizimin sa më mirë të ekskursioneve, bie prehë dhe dorëzohet para individëve në mesin e nxënësve problematik për të arsyetuar vendimin e tij. Nëse çdo drejtues shkolle do të dorëzohej para sfidave qe sjellin organizimet e ndryshme në shkolla siq u dorëzua ky, atëher shkolla publike do të vdiste moti.
Neni 11pika 1 dhe 2 ( 2.1-2.21) e Udhëzimit administrativ 2/2016 duhet ti mjaftojnë administruesit të Komunës së Gjilanit Hyseni për të kuptuar se kush është përgjegjësi për organizimin e eskursioneve. Nëse ai nuk do me i kuptue, ne besojmë, se do të vijë dita shpejt kur maturantët ja skjarojnë, sepse në sistemin demokratik autokracia ska vend.
Komisioni për Arsim i LDK-së në programin e sajë parasheh subvensionim 50% të ekskursioneve të maturantëve sepse ekskursionet jane mjete qe i kontribuojne cilesise ne arsim, mjete keto qe ne shume vende te zhvilluara perdoren qysh ne fëmijërinë e hershme. Ndalimin e ekskursioneve kan provuar edhe komunat tjera por kan dështuar .

You Might Also Like