Libri

DERISA T’JETOSH NË MUA

ZANË MALI
Unë jam gjumi përtac
i mëngjeseve të hershme
jam zëri që vrullshëm të zgjon
gjethi që era e sjell tek Ti
kënga që e përqafon
zana që të push(t)on jam
fjolla e dëborës që të ka rënë
mbi supe
rrezja që shpirtin ta ngrohë
shiu i pranverës jam unë
që piklon këndshëm trupin tënd
aroma e lules që Ti kërkon
e hënë që ndriqon natën.
Jam dhe arsyeja e netëve të Tua
pa gjumë
ajo që t’mungoi dje, sot e nesër
në zemrën tënde
derisa t’jetosh në mua.

You Might Also Like