Futboll

Liria sërish doli të jetë arrë e fortë për Dritën

Drita nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se një barazim në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit, e cila edhe një herë doli arrë e fortë për ekipin gjilanas, që as kësaj here nuk mundi t’a mposhtë, ndonëse llogaritej favorite për një gjë të tillë.

Vetëm pas 2 minuta e 33 sekonda lojë pas një shpërthimi nga e majta dhe harkimi i Jasharit, Besnik Krasniqi u gjet para portierit Shala dhe me nj gjuajtje të fortë ia ka dalë që të shënojë.

Liria ka patur një rast të artë për të barazuar në minutën 16, kur Bunjaku për mrekulli ka gjuajtur nga 17 metra duke qëlluar në këndin e majtë të epërm, mirëpo mu aty u hodh Smakiqi dhe me një intervenim bravoroz shpëtoi gol të sigurt.

Deri në mbyllje të pjesës së parë nuk pati gol të shënuar e as ndonjë rast të mirë shënimi dhe pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 1:0.

Në minutën 64, Drita ka organizuar një kundërsulm të shpejtë ku kanë marrë pjesë disa lojtarë, por në fund topi erdhi deri te Broja, i cili nga një pozitë shumë e mirë gjuajti mbi portë.

Në minutën 65, B. Krasniqi harkoi nga e majta, me kokë gjuajti Thaqi dhe topi u përplas për tërthorëse, kurse i njëjti lojtarë vrapoi dhe nga afërsia e futi topin në rrjetë. Gjyqtari e shikoi sistemin VAR dhe e anuloi golin e shënuar.

Në minutën 72, Drita pati sërish një rast shumë të mirë. Jashari ishte i vetmuar nga e djathta dhe me një gjuajtje të fortë gjuajti mbi portë e menjëherë në rastin e ardhshm, pas një kundërsulmi të shpejtë Tijueza qëlloi këndin e poshtëm të djathtë për 1:1.

Në minutën 81, Salihu pati mundësi të rikthejë epërsinë, por nga afërsia gjuajti jashtë portës. Më pas edhe Jashari në minutën 90+5 tentoi nga një gjuajtje e lirë, por topi shkoi jashtë portës. Jashari gjuajti jashtë edhe në minutën 90+8. Në fund, në minutën 90+10, Krasniqi pati rast të mirë, por gjuajti plogësht, andaj ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like