Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Drita – Liria, në të cilën ekipi nga Gjilani po udhëheq me rezultat 1:0 me një gol të shënuar nga mbrojtësi i krahut të djathtë Blerim Krasniqi.
Vetëm pas 2 minuta e 33 sekonda lojë pas një shpërthimi nga e majta dhe harkimi i Jasharit, Besnik Krasniqi u gjet para portierit Shala dhe me një gjuajtje të fortë ia ka dalë që të shënojë.
Liria ka patur një rast të artë për të barazuar në minutën 16, kur Bunjaku për mrekulli ka gjuajtur nga 17 metra duke qëlluar në këndin e majtë të epërm, mirëpo mu aty u hodh Smakiqi dhe me një intervenim bravoroz shpëtoi gol të sigurt.
Deri në mbyllje të pjesës së parë nuk pati gol të shënuar e as ndonjë rast të mirë shënimi dhe pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 1:0./kryelajmi.com/.