Sporte të tjera

Pa asnjë humbje pingpongistët e Dritës shpallen kampionë dhe kthehen në Ligën e Parë

KPP Drita M, pa asnjë humbje gjatë kampionatit të rregullt sikur edhe në “Play OFF” kaloi në Ligën e parë të Kosovës në ping-pong. Lojtarët që bartën barrën më të madhe gjatë kampionatit të cilët shkëlqyen edhe sot në “Play OFF” ishin Naser Hasani, Driton Shabani, Fatbardh Haliti, Gani Pireva, Valon Haziri etj.

Në javën paraprake dhe sot nga 5 takimet të gjitha u përfunduan me fitore bindëse 3 : 0 në sete. Me pingpongistët që posedon klubi i ping-pongut Drita M, me stërvitjet e saja të rregullta dhe me energjinë pozitive të krijuar në klub e presin kampionatin e ri në Ligën e parë me ambicie dhe shtytje për Kreun e tabelës.

You Might Also Like