Tre vajza të reja, ish-futbolliste janë licencuar nga Federata e Futbollit të Kosovës me UEFA Licencë C dhe dituritë e tyre do t’i shpalosin tek futbollistet e reja.
Marigon Hajdari, për më tepër se dhjetë vite ka qenë aktive në futboll dhe pasi ka përfunduar karrierën prej futbollisteje ajo ka vazhduar të jetë e lidhur me futbollin, duke qenë gjyqtare e futbollit. Ajo k të përfunduara studimet për Kulturë Fizike dhe Sport dhe tashti po i ndjek studimet master në Fakultetin e Edukimit Fizik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në drejtimin për trajner sportiv.
Elvirë Pajaziti tash e nëntë vite luan futboll dhe edhe më tej është aktive, ajo ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit, në drejtimin Edukim Parafillor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Edhe Donjeta Miftari, tash e nëntë vite është futbolliste aktive dhe ajo është studente në Fakultetin e Edukimit, në drejtimin Edukim Parafillor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Këto futbolliste janë treguar tejet aktive dhe kanë shpalosur njohuri të shkëlqyeshme të futbollit, andaj janë pajisur me Licencën C të UEFA-së, duke premtuar se do të vazhdojnë themelimin e njohurive të tyre, për t’u pajisur me licenca edhe më të mëdha dhe për të dhënë kontribuar në rritën e futbollit në Kosovë./kryelajmi.com/.