Futboll

Vllaznia në përgatitje, sjell edhe përforcime të tjera

Me trajner të ri e me përbërje të re në fondin e lojtarëve, Vllaznia e Pozharanit ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror që është në prag.

Klubi gjelbër e kuq, këtë dimër ka pasur ndryshim në fondin e lojtarëve, ngase disa prej tyre janë larguar e disa të tjerë kanë ardhur në ekip, kurse ishte larguar edhe kryetrajneri Bylbyl Sokoli dhe tashti kryetrajner i Vllaznisë është Agron Selmani.

Klubi pozharanas ka bërë me dije se së fundi në radhët e veta ka sjellë edhe lojtarët

  • Fidan Hasani (i ardhur nga KF Flamurtari)
    • Kujtim Pantina (Trepça)
    • Arlind Shaqiri (KF Bashkimi)
    • Sevdaim Tahiri (Ramiz Sadiku)
    • Orhan Miftari (Gjorgje Petrov)

Elbasan Thaqi.

Në KF Vllaznia kanë paralajmëruar se do të ketë edhe prurje të reja.

You Might Also Like