Gjilan

Alban Hyseni pjesë e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kënaqësi e veçantë vizita në Vjenë, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Me ftesë të Kryeministrit Kurti, kam nderin të shoqëroj atë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet tani në Vjenë, në praninë e udhëheqësive dhe politikanëve të rangut të lartë progresivë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në BE.
Bashkë me Kryeminstrin, kishim një bashkëbisedim të frytshëm me Zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Evelyn Regner dhe Kryetarin e qytetit të Vjenës, Michael Ludwig, dhe liderë të ndryshëm nga Ballkani, ku i njoftuam nga afër mbi gjendjen e procesit të zgjerimit.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

You Might Also Like