Gjilan

Martiri i kombit nga Llashtica, Ali Selimi, braktisi Gjermaninë për t’a mbrojtur pragun e shtëpisë 

 

Ishte Natë e Bajramit – 27 mars 1999, forcat ushtarake, paramilitare e policore serbe, kishin granatuar fshatin Llashticë, duke i detyruar fshatarët ti braktisin shtëpitë e tyre për tu strehuar në malet për rreth fshatit. 

Nga katër ofanzivat e 13,16, 20 e 30 prillit të vitit 1999, mizoria e paramilitarve serb vrau, masakroi, djegi e shkrumoi kufomat e 26 fshatarve të Llashticës. 

Se sa të pamëshirshëm ishin këto forca të organizuara kriminele, dëshmon se në mesin e të vrarve ishte një nënë 90 vjeqare, ndërsa ishin edhe dy foshnje të cilat sapo i kishin mbushur tri javë jetë. 

Në mesin e viktimave është edhe Ali Bejtë Selimi, i cili ishte me punë të përkohshme në Gjermani që nga viti 1969, ku i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për kauzën shqiptare sa herë që e kërkoi atdheu nga mërgimtarët tanë. 

Duke e parë atdheun, familjën e fshatin në rrezik, Aliu dhjetë ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s braktisë Gjermaninë duke i’u bashkangjitur bashkëfshatarve të tij. 

Aliu ishte i lidhur shumë me vendlindjën e tij. Ai që nga viti 1990 vazhdimisht kishte kontakte me Salih Qekun në Stutgart të Gjermanisë, për ti dal në ndihmë popullatës së Kosovës. 

Aliu gjatë viteve të 90-ta me sugjerimin e Sali Qekut në Podujevë, blen një kallashnikov për t’ju kundërvuar forcave ushtarake, paramilitare e policore serbe. 

Poashtu, kishte edhe një thënie – “ Nuk më duhen markat e Gjermanit, kur populli, familja e fshatarët e mijë janë në rrezik”. 

Ali Selimi ishte frymzuar nga babai i tij, Bejtë Selimi – i cili ishte një atdhetar i madh i kombit shqiptarë, ku oda e Bejtë Selimit ishte vendtakim i burrave të fjalës e  trimave shqiptarë. 

Me shumë nostalgji dhe në mes lotëve, djali i Aliut, Emrush Selimi, sot kujton momentet e tmerrit në fshatin e tij, Llashticë.  

“Ka qenë Natë e Bajramit dhe forcat serbe kanë filluar ta granatojnë fshatin. Mbi 3000 fshatarë jemi ndarë në dy grupe, ku njiherit ka pasur edhe fshatarë të Lladovës. Jemi strehuar në malet për rreth fshatit, ndërsa forcat paramilitare kanë filluar të djegin e të plaqkisin me tërë arsenalin e tyre.  

Ne kemi qëndruar rreth tri javë në malet për rreth, me gra, pleq e fëmijë, nën tenda të improvizuara dhe në shumë grupe jemi detyruar me forcë të largohemi drejt Preshevës, Bllacës e vendeve të tjera”. 

Emrushi tregon se si babai i tij Ali Selimi, bjen në altarin e lirisë me 13 prill 1999, dy ditë pa i mbushur 62 vjet, së bashku me tre martirë tjerë të fshatit. 

“Shumë nga fshatarët kishin mbetur në male, nuk donin të largoheshin nga pragu i shtëpisë, dhe forcat paramilitare ushtarake e policore duke i ndjekur fshatarët i masakrojnë në vende të ndryshme, në malet e përrojëve për rreth fshatit”. 

Emrush Selimi me dhimbje të madhe thekson se kur janë futur me 16 qershor forcat e UQK-së në Gjilan, menjëherë ka shkuar në fshat për të pare gjendjen e tmerrit dhe masakrës së familjarve e fshatarve. 

“Me 16 qershor kam vizituar fshatin i cili dukej si fantazmë, ishte bërë shkrumb e hi, ku kishte edhe shumë kufoma.  

Të nesërmen me 17 qershor, kemi filluar ti identifikojmë kufomat ku ishin masakruar e hudhur nëpër male e përroj të fshatit. Babain tim e kishin ekzekutuar në përrua ku i kishte mbetur vetëm skeleti në rroba, poashtu edhe fshatarët tjerë ishin në të njejtën gjendje duke shkaktuar, forcat paramilitare kishin bërë gjenocid mbi popullatën e pafajshme, vetëm pse ishin shqiptarë. 

Po atë ditë i kemi varrosur të gjithë ata që i kemi gjetur, dhe të gjithë rastin e pata filmuar, edhe pse ato kanë qenë momente trishtuese dhe tepër të rënda”. 

Edhe pse kanë kaluar 24 vite nga Masakra më e madhe në Anamoravë, kjo masakër është një plagë e hapur pasi ende nuk ka filluar asnjë hetim edhe pse i gjithë dokumentacionet e filmimet janë ofruar, por gjerë më tani asnjiherë nuk ka pasur ndonjë dënim për ti dënuar terroristët serb.  

Emrush Selimi ka një porosi si për institucionet vendore poashtu edhe ato ndërkombëtare për drejtësisë. 

“Mos harroni kurrë se këtu është bërë masakër, ku janë vrarë nga fëmijët 3 javë e deri tek personat 90 vjeqar. 

Ne jemi njerz, jemi shumë të tronditur pasi kemi humbur famljarët tanë, ne e daum të vërtetën, dhe për këtë i kemi dorzuar të gjitha dëshmitë, por drejtësia 

mungon dhe për këtë jemi shumë të indinjuar dhe të lënduar, duke na i hapur plagët tona të njoma edhe njëherë më shumë”. 

Sot në mes të fshatit Llashticë qëndrojnë në një Lapidar 26 martirët, të cilët i bëjnë roje fshatit me shumë dhimbje por krenar për bijtë e bijat më të mirat të cilët do të jetojnë sa të jeton njerzimi. 

Për hir të së vërtetës këtij shkrimi, po ia bashkangjesim edhe inqizimin se si dukej fshati Llashticë me 17 qershor 1999, të cilin mund t’a shihni në këtë adresë:

https://onedrive.live.com/?authkey=%21AFms2ei8WDoN7T4&id=3FDAAE6C61B4C2EF%21397&cid=3FDAAE6C61B4C2EF&parId=root&parQt=sharedby&parCid=036C13619BA6263C&o=OneUp

You Might Also Like