Gjilan

Valon Zymberi, drejtor i FC Drita ishte mysafir në sesionin informues në kuadër të Klubit të Karrierës

 

Shkruan: Alina Krasniqi

Valon Zymberi, drejtor në Klubin e Futbollit Drita, ka qenë mysafirë në sesionin informues në kuadër të Klubit të Karrierës, i cili ka bashkëbiseduar me nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ngjarje kjo që për qëllim ka orientimin në karrierë.

KF Drita është njëri ndër klubet më të rëndësishme në Kosovë, sidomos viteve të fundit, duke arritur suksese të mëdha në arenën vendore, por edhe në atë ndërkombëtare. Valon Zymberi, ka shpalosur përvojat nga puna profesionale që bëhet në këtë klub, punën e madhe që është bërë, rëndësinë që ka marrja me sport, puna e madhe që bëhet deri te arritja e suksesit dhe se si duhet të bëhet menagjimi në sport.

Pikërisht këto tema kanë ngjallë interesimin e nxënësve, të cilët kanë bërë shumë pyetje, në të cilat drejtori Valon Zymberi është përgjigjur pa përtesë. Zymberi ka porositur anëtarët e klubit të karrierës se për të arritur suksese duhet shumë mund, djersë, punë e përkushtim. Ai ka shpalosur përvojën e tij personale dhe atë e ka ndarë me nxënësit, të cilët janë ndarë të kënaqur me këtë sesion informues, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, natyrisht me mysafirë të tjerë. Si çdo vit tjetër, ashtu edhe sivjet Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” është shumë aktiv për sa i përket aktiviteteve shkollore, të cilat e bëjnë këtë shkollë ndër më të dalluarat në vend.

You Might Also Like